Google search engine
Home Sport Muçi në planet e Tranzonsporit në Ligën e Konferencës, Hajdari dëmtohet dhe...

Muçi në planet e Tranzonsporit në Ligën e Konferencës, Hajdari dëmtohet dhe alarmon Hofenheimin

0
18

Paraqitja e lojtarëve shqiptarë ka interes për trajnerin e Kombëtares Maran, por nga ana tjetër disa lojtarë kanë interes të rrisin kreditet e tyre sportive në kompeticionet e UEFA-s. Trabzonsporin e pret një transfertë delikate në transfertë. Më 15 tetor është rezervuar sfida e Ligës së Konferencës në Finlandë. Te Trabzonspori janë të shqetësuar për kushtet ku do të luhet ndeshja. Temperaturat e ulëta kalojnë në plan të dytë, pasi problemi i madh është fusha me bar artificial. Te Trabzonspori mendojnë se kështu rrezikohen yjet e skuadrës si Ernest Muçi dhe Mohamed Salah. Trabzonspori ndërkohë do kërkojë t’i japë fund 804 ditëve pa fitore në Europë. Sfida do të luhet në “Tammela Stadium” të Tampere, pasi plotëson kushtet për një sfidë europiane. Muçi po bën mirë deri tani. Kujtojmë se shënoi gol në sfidën e fundit të Trabzonsporit, teksa luante në transfertën e Samsunspor.

Hajdari dëmtohet, Hofenheimi alarmohet nga mungesa e shqiptarit

Albian Hajdari ka pësuar një tjetër lëndim dhe do t’i mungojë disa javë Hofenheimit. Qendërmbrojtësi i Kosovës lëndoi shputën e këmbës në stërvitje të martën dhe do të mungojë për disa javë, njoftoi klubi të mërkurën. “Albian Hajdari është lënduar të martën gjatë stërvitjes në pjesën e poshtme të shputës së këmbës dhe nuk do të jetë në dispozicion të ekipit gjatë javëve të ardhshme. I urojmë shërim sa më të shpejtë dhe rikthim të suksesshëm në fushë”, ka shkruar klubi i Bundesligës gjermane. Për Hajdarin është lëndimi i dytë brenda një kohe të shkurtër.

Ai ishte larguar nga grumbullimi i Kosovës para kohe për shkak të lëndimit në gju pas fitores 1:0 ndaj Irlandës në Grupin B3 të Ligës së Kombeve. Hajdari e kompletoi atë ballafaqim, por më pas u konfirmua se nuk mund të luajë shkaku i lëndimit. Ai nuk luajti në ndeshjet kundër Austrisë dhe Irlandës. Për lëndimin e Hajdarit ka folur edhe trajneri i Hofenheimit, Kristian Ilzer. Në konferencën për shtyp para ndeshjes të së enjtes në shtëpi kundër Beshiktashit, në kuadër të Ligës së Evropës, Ilzer tha se “është goditje e madhe për ne”. “Albian Hajdari po bënte përparim të shkëlqyer, por dje ai lëndoi një lëndim në këmbën tjetër dhe nuk do të jetë i gatshëm për disa javët e ardhshme. Kjo është një goditje e vërtetë për ne”, ka thënë Ilzer.

23-vjeçari kishte humbur së fundmi edhe ndeshjen kundër Hamburger, ndërsa kishte shpresë për kthim të shpejtë në fushë. Por kthimi i tij te Hofenheimi shtyhet për disa javë. “Ky është një lajm veçanërisht i keq për Albin. Ne do ta mbështesim atë në mënyrën më të mirë të mundshme në rrugën e tij drejt rikuperimit”, tha Ilzer. Këtë edicion për Hofenheimin në Bundesligë, Hajdari që vlerësohet 12 milionë euro në tregun e transferimeve, ka luajtur katër ndeshje. Për Kosovën i ka tetë ndeshje. Hajdari iu bashkua Luganos në verën e vitit 2025 për 5 milionë euro. Pjesë e Hoffenheimit janë edhe Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani. Të tre janë prej lojtarëve më të rëndësishëm te Hofenheimi dhe Kosova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here