Google search engine
Home Politike Protesta kombëtare në Tiranë/ Demokratët e Shkodrës dhe katër bashkive të tjera...

Protesta kombëtare në Tiranë/ Demokratët e Shkodrës dhe katër bashkive të tjera nisen drejt kryeqytetit

0
18

Nga Shkodra dhe bashkitë e tjera të veriut, demokratët janë nisur në mënyrë të organizuar drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës kombëtare kundër qeverisë.

Degët e Partisë Demokratike në Shkodër, Malësi të Madhe, Vau-Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz kanë organizuar nisjen e mbështetësve të tyre drejt kryeqytetit, nga vendet e përcaktuara paraprakisht.

Në prag të protestës, deputeti demokrat i Shkodrës, Kliti Hoti, është shprehur se pjesëmarrja në tubimin kundër qeverisë është një përgjegjësi qytetare.

“Të protestosh kundër kësaj qeverie është një detyrë qytetare”, ka deklaruar Hoti.

Demokratët e veriut pritet t’u bashkohen protestuesve të tjerë në Tiranë, në kuadër të tubimit kombëtar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here