George Soros trazon politikën amerikane, merr në kontroll mediat më të fuqishme, “dridhet” Donald Trump, ja si mund ta “vendosë” filantropi se kush do të zgjidhet president në SHBA

0
50

Miliarderi  George Soros duket se nuk qëndron dot larg politikës globale dhe dëshirës për ta kontrolluar atë. Po ashtu duket se nuk i qëndron dot as larg Donald Trump, që me shumë gjasa do të jetë kandidat në zgjedhjet presidenciale në SHBA, në nëntor të këtij viti. “Armiku i armikut tim, është miku im”. Këtë moto duket se po zbaton filantropi me Trump dhe rivalin  e tij kryesor, Joe Biden, dhe jo pa arsye. Mes manjatëve të botës dhe krah miliarderëve të Hollivudit, Soros ka dalë pro publikisht rizgjedhjes së Presidentit Biden. Gjatë tremujorit të fundit madje ai ka dhënë miliona dollarë në fondin e tij të fitores, tregojnë dosjet, siç shkruajnë mediat amerikane. Sipas tyre ai shtoi 653,000 dollarë donacione. Paratë e tij erdhën pas 250,000 dollarëve që ai i dha fondit në tremujorin e tretë, duke e çuar totalin e tij në 903,000 dollarë dhe duke e lënë atë vetëm mijëra dollarë larg nga maksimizimi i donacioneve për këtë përpjekje. Por nuk mbaron me kaq tentativa për “ndërhyrje” në zgjedhje.

Kontrolli i medias

Dihet se miliarderi George Soros së shpejti mund të marrë aksione në kompaninë e dytë më të madhe të radios në SHBA. Kështu, ai do të vinte nën kontrollin e tij më shumë se 220 stacione në të gjithë vendin dhe do të merrte kontrollin mbi përmbajtjen mediatike. Megjithatë, AllSides Technologies, Inc., një kompani zgjidhjesh teknologjike e angazhuar për “ruajtjen e ekuilibrit” në hapësirën mediatike, do të përpiqet ta pengojë atë që ta bëjë këtë.Domethënë, ata ofrojnë një zgjidhje për stacionet radiofonike dhe stacionet e tjera të lajmeve që po vuajnë nga një krizë integriteti pasi ka dalë lajmi se “Soros Fund Management” do të bëhet aksioneri më i madh në Audacy, Inc., kompania e tretë më e madhe e radios në SHBA si dhe pronar i 235 stacioneve radiofonike në 48 tregje mediatike. AllSides ofron mjete dhe shërbime teknologjike për të ndihmuar redaksitë dhe përdoruesit e lajmeve të luftojnë paragjykimet, dezinformimin dhe manipulimin.

Lëvizja e Soros

Sot, AllSides njoftoi gjithashtu një shërbim të ri, AllSides Balanced News Minute, një komponent që gjurmon dallimet kryesore në raportimin kombëtar të titullit. Ai do të plotësojë burimet ekzistuese të lajmeve të AllSides që ofrojnë përmbajtje të gatshme dhe të paanshme për dëgjuesit dhe lexuesit e lajmeve dixhitale dhe do të jetë i disponueshëm në të gjithë SHBA gjatë muajve të ardhshëm. AllSides ofron gjithashtu mjete matëse që tregojnë nëse audienca i njeh paragjykimet politike në raportim, raporton Yahoo. “Në AllSides, ne jemi të shqetësuar për manipulimin partiak të lajmeve që do të polarizojnë më tej kombin tonë dhe do të kërcënojnë besueshmërinë e të gjithë industrisë së lajmeve. Kjo blerje është shqetësuese, duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat”, tha CEO i AllSides, John Gable. “Për të luftuar kundër kërcënimeve, AllSides u ofron të gjitha stacioneve radiofonike dhe dëgjuesve më shumë opsione”, shtoi ai. Meqë ra fjala, Audacy bëri kërkesë për falimentim në janar dhe dokumentet gjyqësore tregojnë se fondi i Soros mori rreth 415 milionë dollarë të borxhit të Audacy, duke e bërë atë aksionerin më të madh të transmetuesit.

“Lufta” me Trump

George Soros dihet se përdor paratë dhe ndikimin e tij për të mbështetur pikëpamjet politike që ai përkrah. Pasi Soros Fund Management bleu Vice News në 2023 dhe 18 stacione radio të Amerikës Latine në 2022, kritikët kanë ngritur prej kohësh shqetësime për ndikimin në lajme. “Yahoo” ndër të tjera thekson se misioni i Soros është i përkushtuar për të ndikuar në parandalimin e rizgjedhjes së Donald Trump në SHBA. “Kush mund ta pengojë të bëjë një blerje të re?”, përfundojnë ata.Investitori miliarder George Soros, një subjekt i shpeshtë i teorive të konspiracionit të krahut të djathtë, e kritikoi ish-presidentin Donald Trump si një person që mund të shkatërronte shanset e GOP në 2024 me tendencat e tij narcisiste. Soros e përshkroi ish-presidentin si një “figurë të dhimbshme” që e kalon kohën duke u ankuar për humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020. Soros u bë më vonë edhe donatori më i madh në zgjedhjet afatmesme të vitit 2022.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here