Parlamenti i Hungarisë votoi këtë të hënë për heqjen e imunitetit parlamentar të tre ligjvënësve, përfshirë kryeministrin e vendit, Peter Magyar, ndërsa prokurorët vijojnë hetimet penale.
Prokurorët po e hetojnë Magyar-in, pasi ai dyshohet se mori celularin e një personi gjatë një konflikti në një klub nate dhe e hodhi atë në lumin Danub në qershor të vitit 2024.
Ngjarja ka ndodhur gati dy vjet para se partia e tij të fitonte zgjedhjet me një rezultat dërrmues, duke rrëzuar nga pushteti ish-kryeministrin populist Viktor Orban.
Magyar ka mohuar se veprimet e tij përbënin vjedhje dhe e ka cilësuar çështjen, që përfshin dëme që mezi e kalojnë vlerën prej 300 dollarësh, si të motivuar politikisht.








































