Konsultimet për qeverinë e re të Serbisë/ Deputeti shqiptar ‘kokë më kokë’ me Vuçiç, zbardhen detaje nga takimi

0
62

Shaip Kamberi, kreu i listës “Lufta politike e shqiptarëve” ka zhvilluar një takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në kuadër të konsultimeve për krijimin e qeverisë së re në Serbi.

Në një komunikim për gazetarët pas takimit, Kamberi u shpreh se “ka pasur rastin që t’i paraqesë Presidentit të Serbisë, të gjitha çështjet që janë me rëndësi për shqiptarët”.

Ndër të tjera, ai u shpreh se i prezantoi planin me shtatë pika, për të cilin shpreson që qeveria e re të jetë e gatshme ta zbatojë.

Për mediat në Beograd, Kamberi u shpreh se “nuk është opsion që të jetë pjesë e qeverisë së Serbisë, por qëllimi është që të fillojë zbatimi i procesit politik që kanë përcaktuar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here