Google search engine
Home Lifestyle Zyrtarisht çift, konkurrentët e ‘Përputhen +40’ flasin për herë të parë për...

Zyrtarisht çift, konkurrentët e ‘Përputhen +40’ flasin për herë të parë për marrëdhënien e tyre: Jemi të dashuruar

0
290

Gilberta Simoni dhe Ilir Lara janë çifti i parë i ‘Përputhen +40’. Ata kanë dhënë sot për emisionin ‘Shqipëria live’ edhe intervistën e tyre të parë si çift. Të dy e pëlqyen njëri-tjetrin, bënë takime të shumta dhe vendosën që të dilnin bashkë.

Gjatë bisedës, ata u shprehën se nuk kishin hyrë në program për famë, por për të gjetur dashurinë.

“Jemi të dashuruar. Ne kemi dalë nga emisioni dje. Na kanë mirëpritur shumë mirë në emision, ashtu siç na përcollën. Nuk e prisnim këtë”, tha Iliri.

Nga ana tjetër, Gilberta u shpreh se grindjet i bashkuan më shumë dhe janë tani bashkë duke menduar për të ardhmen.

“Unë jam tip xheloz, jo vetëm për vajzat. Kur u largua, unë i dhashë lirinë që të largohej. Kush do të largohet, të largohet. Por u kthyem të dy. Largësia na bëri që ta na merrte malli”, tha ajo.

Të pyetur se si është të dashurosh pas të 40-ve, mësuesja tha: “Është më reale. Je shumë me këmbë në tokë. Kur je i ri ke më shumë fantazi dhe romantizëm. Kurse tani është reale, pranon tjetrin ashtu siç je”.

Më pas ata tregun se si aplikuan për të qenë pjesë e këtij reality show. Në fakt asnjëri prej tyre nuk e ka plotësuar formularin vetë. Gilbertës ia ka plotësuar mikja e saj më e mirë, ndërsa Ilirit e motra.

“Më ka marrë Nikita dhe unë i them nuk mund të vij. Nxënësit më thanë shko. Nikitës nuk i thosha dot jo. Bëra intervistën dhe hyra”, tha Gilberta.

Ndërsa Iliri shton: “Unë erdha në Shqipëri për 3 javë me pushime, jo për të qëndruar kështu. Nuk kam qenë i lidhur me një vajzë shqiptare, dhe nuk e njihja botën e tyre.  Femra shqiptare është më e drejtpërdrejtë në të mirë e në të keq. E kjo është më e mirë. Italianet i zbukurojnë gjërat.

Motra ime mori angazhimin, je në Shqipëri e më tha mbase martohesh. Kishte aplikuar, por nuk e dija edhe pse kishim folur. Më morën në telefon, e unë thashë po vij. E pranova, u futa. Pashë këtë bukuri”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here