Google search engine
Home Aktualitet Kujdes nëse udhëtoni sonte/ ARRSH paralajmëron një ndryshim në qarkullimin Tiranë-Durrës, ja...

Kujdes nëse udhëtoni sonte/ ARRSH paralajmëron një ndryshim në qarkullimin Tiranë-Durrës, ja aksi që do të bllokohet

0
30

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në rrugën dytësore Tiranë–Durrës, për shkak të punimeve që po kryhen në kuadër të projektit për zgjerimin e superstradës. Ndërhyrja lidhet me montimin e trarëve të mbikalimit të Nyjes së Laknasit, çka do të bëjë të nevojshëm bllokimin e përkohshëm të lëvizjes së mjeteve në segmentin Mbikalimi i Kamzës–Mbikalimi i Kasharit, në krahun e djathtë dhe në të dyja senset e lëvizjes.

Sipas njoftimit të ARRSH-së, kufizimet do të nisin mbrëmjen e sotme, më 19 nëntor, në orën 22:00 dhe do të vijojnë deri nesër, më 20 nëntor, në orën 05:00. Punimet do të zhvillohen gjatë orëve të natës, ndërsa kontraktori ka marrë përsipër vendosjen e sinjalistikës së përkohshme dhe marrjen e masave për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë në zonën ku do të kryhen ndërhyrjet.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të planifikojnë paraprakisht itinerarin e tyre, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur, si dhe udhëzimet e personelit përgjegjës për menaxhimin e trafikut.

Njoftimi i plotë i ARRSH-së:

Në kuadër të zbatimit të projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës, Faza III”, janë duke u kryer punimet për montimin e trarëve të mbikalimit të Nyjes së Laknasit, për realizimin e këtyre punimeve do të bllokohet përkohësisht qarkullimi i mjeteve në rrugën dytësore, në segmentin Mbikalimi i Kamzës – Mbikalimi i Kasharit (krahu i djathtë), në të dyja senset e lëvizjes.

Punimet do të zhvillohen duke filluar sot më 19.11.2026 deri nesër më 20.11.2026, nga ora 22:00 – 05:00.

Kontraktori ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut, vendosjen e sinjalistikës së përkohshme dhe garantimin e sigurisë rrugore në zonën e punimeve.

U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të planifikojnë paraprakisht itinerarin e tyre, të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën e përkohshme dhe udhëzimet e personelit përgjegjës për menaxhimin e trafikut.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë zhvillimit të këtyre punimeve!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here