Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar ‘flakë për flakë’ për miratimin në Kuvend të kreut të AMA-s.
Basha e quan këtë një harbutëri që është në dëm të të gjithë shqiptarëve.
“E ka fajin Europa” llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë. Por sapo të jap një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkohet BE dhe OSBE, zgjedhja e bërë të kundërtën, duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA. Kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë.”, shkruan Basha.










































