Google search engine
Home Sport Haland do të largohet nga Mançester Siti, ja sa përfiton klubi anglez

Haland do të largohet nga Mançester Siti, ja sa përfiton klubi anglez

0
11

Sulmuesi norvegjez i Mançester Sitit, Erling Haland, pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar të verës së vitit 2027. Interesim për shërbimet e 26-vjeçarit kanë shfaqur katër prej klubeve më të mëdha në Evropë, Liverpuli, Paris San Zhermen, Real Madridi dhe Barcelona.

Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit anglez mund të shqyrtojnë mundësinë e shitjes së yllit të tyre gjatë verës së vitit 2027 për një shumë rreth 150 milionë euro. Ndonëse Haland ka kontratë të vlefshme me “Qytetarët” deri në vitin 2034, e ardhmja e tij në Angli mund të ndikohet edhe nga pasiguria rreth çështjes financiare të Mançester Sitit në Premierligë. Mbetet të shihet nëse klubi anglez do të jetë i gatshëm të heqë dorë nga golashënuesi i tij kryesor dhe cili prej gjigantëve evropianë do të bëjë lëvizjen konkrete për transferimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here