Google search engine
Home Sport Projeksionet nuk e shohin Shqipërinë në Europian, por rasti i Silvinjos dëshmon...

Projeksionet nuk e shohin Shqipërinë në Europian, por rasti i Silvinjos dëshmon se mund të zëmë edhe vendin e parë në grup

0
17

Shqipëria e përmbushi objektivin e saj në ndeshjet e Ligës së Kombeve për këtë sezon, pasi zuri vendin e parë në grupin 1 të Ligës C dhe me këtë sukses jo vetëm u ngjit një ligë më lart (në Ligën B), por siguron pjesëmarrjen edhe në “play-off”, për një vend në Kampionatin Europian të vitit 2028, gjithmonë nëse gjatë fazës eliminatore të Europianit nuk zë një nga dy vendet e para në grup. Pra shanset janë rritur, por a ka realisht mundësi Shqipëria të kualifikohet në Europianin e ardhshëm? Kjo pyetje duket e drejtë, pasi kualifikimi është i vështirë me formatin e Europianit në garë direkte, për më tepër që ka rivalë të vështirë në grupe.

Por si e shohin këtë projeksionet e ndryshme që organizohen nga UEFA apo shoqëri të ndryshme që merren me statistikat e futbollit? Referuar informacioneve, projeksionet e shohin Shqipërinë jashtë Europianit 2028. Kuqezinjve u jepen 41%, duke bërë që të mos jenë pjesë e listës me 24 skuadra që parashikohen në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë. Kosovës ndërkohë i jepen 33%. Kujtojmë se nëse Shqipëria nuk kualifikohet përmes vendit të parë apo dytë në grup, do të ketë mundësinë në “play off”.

Pikërisht në marsin e vitit 2028, pasi e garantoi nga Liga e Kombeve. Këto projeksione shfaqen para ndarjes së grupeve. Asnjëherë, përpara se të hidhet shorti apo pas, Shqipëria nuk është projektuar në Europian. Kujtojmë se herën e fundit me trajnerin Silvinjo në krye ishte surpriza më e madhe. Kuqezinjtë lanë pas Çekinë dhe Poloninë për ta mbyllur në vendin e parë.

Finlanda ndryshon trajnerin, ndikoi humbja me Shqipërinë

Ndërkohë që Shqipëria e përmbushi me sukses misionin e saj në Ligën e Kombeve, rivalet e saj në grup e kanë parë ecurinë e tyre si dështim total. Kështu, sipas informacioneve që u dhanë dje në median sportive, Finlanda e mbylli edicionin e Ligës së Kombeve me dështim. Vetëm vendi i tretë në grupin C ka bërë që finlandezët të largojnë ditën e djeshme trajnerin Fris.

Ndeshja Shqipëri-Finlandë në “Air Albania” ishte vendimtare për miqtë, pasi humbja 2-0 bëri që të dilnin nga gara për vendin e parë. Tifozët miq ndërkohë hapën një pankartë në Tiranë ku paralajmëruan largimin e trajnerit Fris. Pasardhësi i tij ndërkohë është Mika Lehkosuo. Trajneri i Finlandës U-21 do vazhdojë nga puna menjëherë më 1 janar. Lehkosuo është vlerësuar për punën e tij me ekipin U-21. Një skuadër e cila vitin e ardhshëm do të luajë në Europian.

Muçi dhe Hysaj në merkato, por nuk ka zhvillime të reja

Media të caktuara kanë aluduar për oferta në adresë të Ernest Muçit dhe Elseid Hysajt, oferta që vijnë nga Mançester Junajtid e Roma. Lajmet e raportuara nuk janë të vërteta, teksa lindin pikërisht pas ndeshjeve të Kombëtares. Muçi ndërkohë po stërvitet me Trabzonsporin, pasi shqetësimi ndaj Finlandës nuk rezultoi asgjë serioze. Roma nuk e ka në radar aktualisht yllin e Trabzonit.

Hysaj në anën tjetër është pa ekip. Për të është një periudhë e pazakontë në karrierë, pasi i ndodh për herë të parë në një kohë kaq të gjatë. Ofertat për Hysajn nuk kanë munguar në Shqipëri, Itali, Rusi dhe Spanjë. Mbetet në dorën e mbrojtësit për të vendosur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here