Home Politike Çfarë përmban dosja e SHISH për Gentian Salën? Hoxhaj zbulon detaje për...

Çfarë përmban dosja e SHISH për Gentian Salën? Hoxhaj zbulon detaje për lidhjet me Hysenin dhe Agasin

0
19

Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë të cilën e mori në shkurt të vitit 2025.

Mbeten ende të paqarta arsyet e dorëheqjes së Salës por pak ditë më parë një investigim pak ditëve më parë zbuloi se emri i tij përmendet në dosjen e Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit.

Julian Hoxhaj në një intervistë televizive, thotë se dosja është voluminoze dhe është tregues sa larg ka shkuar zullumi në këtë vend.

“Nëse sot flasim për një problem të madh pëvec korrupsionit është siguria kombëtare. Ajo që ka ndodhur me drejtuesen e SHISH, Ergys Agasin e personazhet e tjera që janë në dosje tregon se i gjithë shteti ka rënë dhe i gjithë sistemi i sigurisë kombëtare ka rënë.

Në dosje ka material pa fund. Ajo që kemi zbuluar është se Shqipëria është një vend lehtësisht i aksesueshëm nga çdo vend jo mik e jo partner i Shqipërisë” tha Hoxhaj për gazetarin Bled Marku.

Investigimi: ‘Krejt radarët i fik për ty’, Mesazhet kompromentuese të Hysenit me Agasin. Ja si përfshihet Gentian Sala në dosjen SHISH.

Në dosjen hetimore ka të dhëna për Gentian Salën, i cili dyshohet se krijoi të dhëna teknike për aktivitetin kriminal të Vlora Hysenit. Gentian Sala, ish drejtuesi i AMA-s, koordinatori i qeverisë shqiptare me qeverinë e Kosovës,  por që në koridoret politike përflitet edhe për lidhjet e forta me Beogradin, dyshohet se është drejtuesi që krijoi kushtet teknike, për aktivitetin kriminal të Vlora Hysenit, Ergys Agasit dhe ndonjë organizate tjetër famëkeqe.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here