Google search engine
Home Lifestyle E papritur në BBVK 5/ Këngëtarja e njohur hyn sonte në shtëpi

E papritur në BBVK 5/ Këngëtarja e njohur hyn sonte në shtëpi

0
15

Një e papritur i pret banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5 mbrëmjen e sotme, pasi dinamikave të përditshme do t’u shtohet një atmosferë ndryshe.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, do të hyjë brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme për të zhvilluar një koncert për konkurrentët.

Ajo pritet të interpretojë disa nga hitet e saj më të njohura ndër vite, duke u dhënë mundësinë banorëve të shkëputen për pak nga rutina dhe tensionet e garës.

Lajmi është konfirmuar përmes faqeve zyrtare të spektaklit në rrjetet sociale, ku është publikuar edhe posteri paralajmërues. Sipas njoftimit zyrtar, koncerti është parashikuar të nisë rreth orës 22:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here