Sa deputete femra do të jenë pjesë e parlamentit të ri?

    0
    425

    Sipas listës zgjedhore të kandidatëve që kanë marrë pjesë në zgjedhje në listat e partive rezulton se pjesmarrja e kandidateve femrave ka qenë në shifrën 732 nga 1841 kandidat pjesëmarrës në total.

    Por sa prej këtyre kandidateve që kanë marr pjesë në zgjedhje kanë arritur të mandatohen për përfaqësim në Kuvendin e Shqipërisë?

    Në qarkun e Shkodrës nga listat e PD-së janë mandatuar Emilja Koliqi dhe Greta Bardeli, ndërsa nga listat e PS-së fituese rezulton Edona Bilali.

    Në qarkun e Kukësit fituese rezulton vetëm Gerta Dulaku e cila ka kandiduar nga lista e PS-së.

    Në qarkun e Lezhës fituese nga listat e PD-së rezulton Lindita Metaliaj, ndërsa nga lista e PS-së fituese janë Lindita Nikolla dhe Shpresa Marnoj.

    Në qarkun e Dibrës kandidatet femra të mandatuara janë Dhurata Tyli(çupi) nga lista e PD-së dhe Aurora Mara nga lista e PS-së.

    Në qarkun e Durrësit kandidatet femra të mandatuara janë Merita Bakiu dhe Andia Ulliri nga listat e PD-së, ndërsa nga lista e PS-së rezultojnë Milva Ekonomi dhe Klodiana Spahiu.

    Në qarkun e Tiranës kandidatet fituese janë Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho nga listat e LSI-së, Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Grida Duma, Mesila Doda dhe Orjola Pampuri nga lista e PD-së si dhe nga listat e PS-së janë mandatuar Luljeta Bozo, Najada Çomo, Ogerta Manastirliu, Etilda Gjoni, Elisa Spiropali, Belinda Balluku, Ermonela Valikaj dhe Klotida Bushka.

    Në qarkun e Elbasanit kandidate në listat e PD-së janë mandatuar Flutura Açka dhe Zheni Gjergji, ndërsa nga listat e PS-së janë mandatuar Evis Kushi dhe Desantila Tahiraj.

    Në qarkun e Fierit është përzgjedhur Eralda Bano(Tase) dhe Ilda Dhori nga listat e PD-së dhe Lindita Buxheli, Antoneta Dhima dhe Tatiana Piro nga listat e PS-së.

    Në qarkun e Beratit kandidatja e vetme e mandatuar është Hatixhe Konomi nga lista e PS-së.

    Në qarkun e Korçës është mandatuar Sorina Koti nga lista e PD-së dhe Ensemvera Zake, Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka nga lista e PS-së.

    Në qarkun e Gjirokastrës femra e vetme e mandatuar është Mirela Kumbaro (Furxhi) nga listat e PS-së

    Në qarkun e Vlorës është mandatuar Ina Zhupa nga listat e PD-së si dhe Pranvera Resulaj dhe Anila Denaj nga listat e PS-së.

    Në gjithë qarqet e vendit rezulton që janë mandatuar kandidate femra me një numër total prej 46 deputesh të ardhshme që do të jenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here