Alaudin Malaj rrezikon të mbetet pa pasuri, pronat e sheikut të drejtësisë në emër të ish-gruas, nga makinat luksoze, te shtëpitë 150 mijë euro, ja deklarimet

0
557

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Alaudin Malaj, renditet mes njerëzve më të pasur të sistemit të drejtësisë. Pak kohë më parë ai dha dorëheqjen nga detyra dhe për të u mbyll edhe procesi i vetingut. Javën që lamë pas Kolegji i Apelimit vulosi largimin me 15 vite të tij nga drejtësia. Por kush është Alaudin Malaj dhe pse ka hyrë në listën e njerëzve më të pasur? Gazeta “SOT” ka siguruar deklarimet e pasurisë së tij pranë ILDKP që nga viti 2003 dhe deri në vitin 2016. Viti 2003 ishte viti i parë kur nisi deklarimi i pasurisë për funksionarët dhe në këtë vit, Malaj ka deklaruar një banesë me sipërfaqe 106 m2, vlera 7 800 000 lekë. Por ai shprehet se atë e ka blerë nga shitja e banesës që ka pasur me prindërit. “Pronar me 50% i një banese me sip. 106 m2, vlera 7.800.000 lekë. Banesa është blerë me kontributin e deklaruesit dhe bashkëshortes së tij në shumën 1.950.000 lekë; me një fond prej 3.000.000 lekësh fituar nga shitja e banesës së mëparshme që ishte në pronësi të deklaruesit dhe prindërve të tij, e cila ishte përfituar nga ligji për privatizimin e banesave, si edhe me një fond prej 2.850.000 lekësh marrë hua nga prindërit”, ka thënë ai. Në vitin 2006 ai ka deklaruar se jep me qira një banesë dhe prej saj ka përfituar 2.990 dollarë në vit. Ndërsa në vitin 2007, qiraja është rritur ndjeshëm pasi fitimi ka shkuar në 8.400 euro. Po ashtu ka shitur një makinë me vlerë 14.000 euro, ndërsa ka blerë një Benz me vlerë 16 mijë euro. Në vitin 2009 ai e ka shitur një apartament, ndërsa vijon të fitojë nga qiraja e banesës. Në vitin 2010 janë blerë 2 apartamente njëri me vlerë 100 mijë euro dhe tjetri 35 mijë euro. Bashkëshortja e tij në vitin 2012 ka deklaruar se ka shitur një makinë me vlerë 60 000 euro. Po në të njëjtin vit, prindërit e Alaudin Malajt, i kanë dhuruar bashkëshortes së tij dy apartamente në Tiranë. Ndërkohë në vitin 2014 ai deklaron se bashkëshortja, ka shitur një apartament me sip 122 m2 në Tiranë, 120 000 euro. Po ashtu ajo ka shitur një vilë banimi me sip. trualli 382.44 m2 ku 65.25 m2 është ndërtesë, në fshatin Kryemëdhenjtë, Kavajë, me vlerë 150 000 euro. Në dy vitet e tjera si Malaj ashtu dhe bashkëshortja kanë deklaruar shumë llogari bankare me vlera të mëdha parash. Por duhet theksuar se kohët e fundit Malaj është divorcuar nga bashkëshortja e tij. Pak ditë më parë u deklarua në media se Malaj kishte paditur një kolegun tij në këtë proces pasi ka mosmarrëveshje për ndarjen e pasurisë. Vihet re se ish-bashkëshortja e tij ka në emër të saj pjesën më të madhe të pasurisë dhe ish-gjyqtari rrezikon të mbetet pa asnjë kacidhe në xhep.

Ja pasuria vit pas viti e deklaruar nga Alaudin Malaj:

Viti 2003

-Pronar me 50% i një banese me sip. 106 m2, vlera 7 800 000 lekë. Banesa është blerë me kontributin e deklaruesit dhe bashkëshortes së tij në shumën 1 950 000 lekë; me një fond prej 3 000 000 lekësh fituar nga shitja e banesës së mëparshme që ishte në pronësi të deklaruesit dhe prindërve të tij e cila ishte përfituar nga ligji për privatizimin e banesave, si edhe me një fond prej 2 850 000 lekësh marrë hua nga prindërit.

-Detyrim ndaj prindërve sipas kontratës së huasë, 2 850 000 lekë për blerjen e ap.

Viti 2006

-Të ardhura nga qiraja e banesës në vlerën 2 990 dollarë.

Viti 2007

-Të ardhura nga qiraja e banesës në vlerën 8 400 euro.

-Shitur veturë tip Volksëagen në vlerën 14 000 euro.

-Detyrime të paguara në vlerën -3 870 euro për një kredi bankare marrë më 26.05.2004 për blerjen e një veture tip Mercedes Benz me çmim 16 000 euro.

Viti 2009

-Bashkëshortja paga në vlerën 600 000 lekë.

-Bashkëshortja të ardhura nga dividentë në vlerën 3 600 000 lekë si aksionere me 40% pranë Algan shpk.

-Qira banese në vlerën 8 250 euro.

-Shitur ap. banimi në vlerën 31 000 euro.

-Marrë hua bankare në shumën 36 830 euro.

Viti 2010

-Qira banese në vlerën 7 200 euro.

-Bashkëshortja të ardhura nga dividentë në vlerën 2 667 712 lekë si aksionere me 40% pranë Algan shpk.

-Bashkëshortja të ardhura nga qira në vlerën 300 000 lekë.

-Blerë banesë me kontratë më 30.07.2010 në vlerën 100 000 euro.

-Blerë banesë me kontratë më 05.10.2010 në vlerën 35 000 euro.

-40% e kredisë prej 250 000 euro marrë nga Algan shpk është përdorur nga bashkëshortja për blerjen e shtëpisë.

viti 2011

-Qira banese në vlerën 8 400 euro.

-Bashkëshortja të ardhura nga dividentë në vlerën 2 943 145 lekë si aksionere me 40% pranë Algan shpk.

-Bashkëshortja të ardhura nga qira në vlerën 285 000 lekë.

-Marrë paraprakisht 10 000 euro nga shitja e veturës tip BMË me çmim shitje 19 000 euro.

Viti 2012

-Qira banese në vlerën 8 400 euro.

-Bashkëshortja paga në vlerën 1 008 728 lekë.

-Bashkëshortja të ardhura nga dividentë në vlerën 2 940 000 lekë si aksionere me 40% pranë Algan shpk.

-Bashkëshortja të ardhura nga qira në vlerën 2 925 euro/ 237 600 lekë/ 7 560 euro.

-Bashkëshortja shitur makinë në vlerën 60 000 euro.

-Marrë 9 000 euro nga shitja e veturës tip BMW me çmim shitje 19 000 euro.

-Bashkëshortja investuar në Rigers-Konstruksion shpk në vlerën 470 000 lekë.

-Bashkëshortja marrë dhuratë ap. banimi me sip. 122 m2 në Tiranë nga babai i bashkëshortit.

-Bashkëshortja marrë dhuratë ap. banimi me sip. 96.6 m2 në Tiranë nga babai i bashkëshortit.

Viti 2013

Qira banese në vlerën 8 400 euro.

-Bashkëshortja të ardhura nga ushtrimi i aktivitetit të noteres në vlerën 19 254 460 lekë.

-Bashkëshortja të ardhura nga 3 objekte me qira, në vlerën 7 020 euro + 219 600 lekë+ 7 560 euro.

-Bashkëshortja detyrime të papaguara në vlerën 11 023 euro ndaj Rigers-Konstruksion shpk.

-Bashkëshortja detyrime të papaguara në vlerën 15 000 euro.

-Bashkëshortja detyrime të papaguara në vlerën 11 883 euro.

-Bashkëshortja detyrime të papaguara në vlerën 10 000 euro.

Viti 2014

-Të ardhura nga qiraja, 8 400 euro.

-Bashkëshortja, të ardhura nga aktiviteti privat si notere, 8 317 683 lekë.

-Bashkëshortja, të ardhura nga qiraja, 5 400 euro/ 7 560 euro / 194 400 lekë.

-Pagesë tatimi në burim për qiranë e ap., 840 euro.

-Bashkëshortja, të ardhura nga shitja e ap. me sip 122 m2 në Tiranë, 120 000 euro.

-Bashkëshortja, të ardhura nga shitja e vilës së banimit me sip. trualli 382.44 m2 ku 65.25 m2 është ndërtesë, në fshatin Kryemëdhenjtë, Kavajë, 150 000 euro.

-Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 9 786 euro.

-Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 141 439 lekë.

-Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 73 405 lekë.

-Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 60 330 euro.

-Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 73 405 lekë.

-Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 109 318 lekë.

-Bashkëshortja, detyrim i shlyer 15 000 euro.

-Bashkëshortja, detyrim i shlyer, 10 000 euro.

-Bashkëshortja, detyrim i shlyer, 11 884 euro.

-Bashkëshortja, kontratë huaje për dhënien borxh të shoqërisë “Medbrand”, Kosovë, detyrimi financiar i pashlyer 250 000 euro.

-Bashkëshortja, pagesë për kalimin e pronësisë për shitjen e vilës në Kavajë, 1 580 047 lekë.

-Bashkëshortja, pagesë për kalimin e pronësisë për shitjen e ap., 1 245 591 lekë.

Viti 2015

-Të ardhura nga qiraja e ap. 8 500 euro.

-Të ardhura nga qiraja e ap. Në Vlorë, (janar – qershor 2015.), 108 000 lekë.

-Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, të ardhura nga aktiviteti privat ‘Noteri’,(sipas bilancit të vitit 2015.) 10 492 320 lekë.

-Bashkëshortja, E. Malaj, të ardhura nga qiraja e ap. 7 200 euro.

-Bashkëshortja, E. Malaj, të ardhura nga shoqëria ‘Rigers’ sh.p.k, (sipas bilancit të shoqërisë) rezulton me fitim neto 2 596 973 lekë. Nuk ka tërhequr divident.

-Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, sipas bilancit të shoqërisë “Medbrand” sh.p.k në Kosovë rezulton se nuk ka tërhequr divident.

-Gjendja cash, pakësim 1 200 000 lekë për udhëtime jashtë shtetit, gjendja në fund të vitit 2015 është 500 000 lekë.

-Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, pakësim 5 euro, gjendja në fund të vitit 2015 është 410 euro.

-Bashkëshortja, zotëruese pasive e 100 % të kuotave të kapitalit të shoqërisë ‘Rigers’ sh.p.k., sipas aktmarrëveshjes dt. 26.11.2015.

-Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 4 729 euro, gjendja totale 5 311 euro. (Në këtë llogari derdhen të ardhurat nga qiraja e banesës në Tiranë).

-Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë më 31.12.2015, llogari page pakësim 954 lekë, gjendja totale 35 lekë.

-Bashkëshortja, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 60 366 euro në vitin 2012. Kjo llogari është mbyllur në vitin 2013 dhe shuma është përdorur për blerje zyre).

– Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë shtesë 106 842 lekë, gjendja më 31.12.2015 është 162 545 lekë.

-Apartament i përdorur si zyrë noteriale është aset i pasqyruar në bilancin e shoqërisë “Noteri” të E. Malaj dhe jo si aset personal i saj.

-Bashkëshortja, Znj, E. Malaj gjendja e llogarisë në emër të saj dhe të një personi të dytë, në një bankë të nivelit të dytë, pakësim 141 439 lekë, gjendja më 31.12.2015 është 0 lekë, pjesa takuese 50% , (llogaria është mbyllur më 10.07.2015.).

-Bashkëshortja, Znj, E. Malaj gjendja e llogarisë në emër të saj dhe të një personi të dytë, në një bankë të nivelit të dytë, pakësim 9 786 euro, gjendja më 31.12.2015. 0 euro, pjesa takuese 50 % (llogaria është mbyllur më 10.07.2015.).

-Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, e pandryshuar 52 euro.

-Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 49 855 lekë në vitin 2013. Kjo llogari është mbyllur në vitin 2014 dhe shuma ka kaluar të llogarinë e përbashkët të E. &…Malaj.

-Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 186 euro në vitin 2013. Kjo llogari është mbyllur në vitin 2014 dhe shuma ka kaluar të llogarinë e përbashkët të E. &…Malaj.

-Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë shtesë 124 288 lekë, gjendja më 31.12.2015 është 197 693 lekë.

-Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, gjendja e depozitës bankare shtesë 32 dollarë, gjendja më 31.12.2015 është 1 145 dollarë.

-Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësim 32 796 euro, gjendja më 31.12.2015 është 27 536 euro.

– Bashkëshortja, Znj, E. Malaj, hua dhënë shoqërisë së biznesit në Kosovë në shumën 150 000 euro (të ardhura këto nga kontrata e shitjes së shtëpisë dhe nga biznesi i noterisë). Huaja është dhënë përkatësisht më 09.01.2015 në shumën 50 000 euro; më 13.01.2015 në shumën 40 000 euro; më 20.01.2015 në shumën 10 000 euro dhe më 19.03.2015 në shumën 50 000 euro).

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, kapitali i shoqërisë në Kosovë është çelur me 1 000 euro në vitin 2014 dhe është i pandryshuar. (Shoqëria nuk ka dividentë të shpërndarë. Me fitimet shlyhen borxhet).

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, gjendja e llogarisë bankare si llogari noteri në një bankë të nivelit të dytë, (ka qenë llogari tjetërsimi biznesi e noterisë për transkriptimin e pasurive të paluajtshme sipas udhëzimit të Ministrisë së Drejtësisë), pakësim 340 700 euro, gjendja në vitin 2015 është 0.

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, shpenzime për blerje automjeti tip ‘Benz B 200 CDI’ më 12.01.2015 në vlerën 780 000 lekë, blerë ne emër të noterisë E. Malaj, e pasqyruar në bilancin e shoqërisë.

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, gjendja e llogarisë bankare për kartë krediti, 0 lekë.

24) Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, ka llogari të çelura në bankat e nivelit të dytë si person fizik, jo personale.

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë si person fizik, 109 318 lekë në vitin 2014.).

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, gjendja e llogarisë bankare më 31.12.2015 është 197 693 lekë.

27) Detyrimi në shumën 2 850 000 lekë ndaj prindërve mbetet i pandryshuar.

– Është shlyer huaja ndaj një shtetasi në vlerën 7 000 euro.

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, mbetet i pandryshuar detyrimi për shlyerjen e një huaje në shumën 36 830 euro marrë nga llogaria e përbashkët …&E. Malaj.

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, mbetet i pandryshuar detyrimi për shlyerjen e një huaje në shumën 2 540 000 lekë marrë nga llogaria e përbashkët …&E. Malaj.

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, mbetet i pandryshuar detyrimi për shlyerjen e një huaje në shumën 100 000 euro ndaj shoqërisë ‘Algan’ sh.p.k. (Detyrimi do të shlyhet në momentin e marrjes së dividentit, sipas kontratës së shitjes së aksioneve të vitit

2014).

– Kredi bankare e marrë në një bankë të nivelit të dytë në shumën 100 000 euro më 29.06.2011 për blerjen e ap. porositur në shoqërinë ‘TID’ sh.p.k. Detyrimi i shlyer, 8 328 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 74 619 euro.

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, mbetet i pandryshuar detyrimi ndaj “Rigers’ sh.p.k marrë për blerje zyre në vitin 2013 në shumën 11 023 euro.

– Kartë krediti në një bankë të nivelit të dytë.

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, kartë krediti në një bankë të nivelit të dytë.

Viti 2016

Të ardhura nga qiraja e ap. në Tiranë, 10 200 euro.

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, të ardhura nga aktiviteti privat si notere, (sipas pasqyrave financiare të vitit 2016.), 14 955 430 lekë.

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, të ardhura nga qiraja e ap. me sip. 96 m2, në Tiranë, 3 000 euro.

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, të ardhura nga qiraja e dyqanit me sip. 59.7 m2 në Vlorë, 24 000 euro.

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, të ardhura si ortake e shoqërisë në Kosovë 0 lekë, nuk është tërhequr dividenti.

– Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 1 488.1 euro, gjendja më 31.12.2016 është 6 799.69 euro.

-Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, llogari page, shtesë 55 lekë, gjendja më 31.12.2016 është 90 lekë.

– Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, marrë më 29.06.2011 në shumën 100 000 euro për blerje ap. porositur në shoqërinë ‘TID’ sh.p.k. Detyrimi i shlyer 6 118 euro kësti kredisë plus 2 226.76 euro interesat, detyrimi i mbetur pashlyer 68 500.96 euro.

– Kartë krediti në një bankë të nivelit të dytë, 5 000 euro(gjendja e pandryshuar nga 2015 në 2016.).

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, pakësim 162 545 lekë, gjendja më 31.12.2016 është 0 lekë. (Shuma ka kaluar në një llogari tjetër).

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësim 52.18 euro, gjendja më 31.12.2016 është 0 euro (llogaria është mbyllur).

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 15 905.16 euro, gjendja më 31.12.2016 është 43 442 euro. (Te kjo llogari derdhen të ardhurat nga qiraja e dyqanit në Vlorë dhe ap. në Tiranë).

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 900 920.71 lekë, gjendja më 31.2.2016 është 1 098 614 lekë. (Shtesa ka ardhur pas kalimit të shumës nga llogari si person fizik në llogarinë personale).

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësim 1 145 dollarë, gjendja më 31.12.2016 është 0 dollarë (llogaria është mbyllur më 21.03.2016 dhe shuma ka kaluar në një llogari tjetër).

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, kartë krediti, 0 lekë.

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, kontratë premtim shitblerje më 22.01.2016 për blerjen e një dyqani me sip. 59.7 më në vlerën 7 200 000 lekë. Në vitin 2016 janë paguar dy këste paradhënie përkatësisht 5 000 euro secili.

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj llogari tjetërsimi në emër të personit fizik E. Malaj pranë bankave të nivelit të dytë, për aktivitetin e noterisë, ndryshimet në balancat e të cilave janë të raportuara në pasqyrat financiare 2016.

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, gjendja e llogarisë personale, shtesë 780 000 lekë, pas kalimit të shumës nga llogaria si person fizik.

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, gjendja e llogarisë personale, shtesë 5 000 euro, pas kalimit të shumës nga llogaria si person fizik për pagesën e këstit të parë në shoqërinë ‘Rigers Konstruksion’ sh.p.k.

– Bashkëshortja, Znj. E. Malaj, detyrim i shlyer ndaj shoqërisë ‘Rigers Konstruksion’ sh.p.k në shumën 11 023 euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here