Këtë të martë e të mërkurë do të luhen duelet e para të fazës së ligës në UEFA Champions League. Kevin De Bryjn pritet të jetë titullar për Napolin në përballjen ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve. Napoli të mërkurën nga ora 21:00 e pret Arsenalin në ndeshjen e parë të fazës së ligës të Chamionsit.
Trajner i Napolit, Masimiliano Allegri, planifikon ndryshime në formacion pas disfatës nga Interi, ndërsa belgu pritet të jetë një prej ndryshimeve kryesore në repartin ofensiv. 35-vjeçari De Bryne do të luajë pas sulmuesve, duke pasur më shumë liri për të krijuar raste dhe për të organizuar aksionet e Napolit. Arsenali është kundërshtari ndaj të cilit belgu ka shënuar më së shumti gola gjatë karrierës. De Bryne ka shënuar tetë gola në 22 ndeshje ndaj Arsenalit, në të gjitha garat. Napoli do të luajë pa Skot McTominain, i cili është i lënduar.





































