Edhe pse kemi hyrë në shtator, disa lëvizje futbollistësh po ndodhin dhe dje bëri një lëvizje goxha të fortë një nga të rinjtë shqiptarë. Bëhet fjalë për mbrojtësin Jon Mersinaj, i cili ka nisur një aventurë të re në futbollin kroat duke finalizuar një transferim nga radhët e Osijekut te Slaven Belupo. Futbollisti 27-vjeçar, i grumbulluar vazhdimisht në të kaluarën si alternativë për prapavijën në Kombëtare, është transferuar në huazim deri në fundin e sezonit te Slaven Belupo, ndërsa pritet që të luajë ndeshjen e tij të parë në ndeshjen e mesjavës në Kupën e Kroacisë. “Një kapitull i ri, një shtëpi e re dhe objektiva të rinj.





































