“Gjykata Speciale dhe roli i Bashës/ Ish-kryeprokurori i EULEX, Clint Williamson zbardh detaje të forta

0
32

Ish-kryeprokurori i EULEX, Clint Williamson i cili hetoi pretendimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovës vjen në një intervistë ekskluzive për gazetaren Besmira Pelushaj e cila do të transmetohet sot në orën 20:00 në RTV Ora.

Williamson tregon si e shikon procesin e nisur në Gjykatën Speciale ku po gjykohen ish drejtuesit e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi,  si vazhdimin e punës së tij.

Sqaron rolin e Lulzim Bashës si ish-punonjës i UMNIK-ut. Sqaron edhe pretendimet se gjyqi në Gjykatën Speciale barazon agresorin me viktimën.

‘Procesi nuk ka qëllim barazimin e agresorit me viktimën. Individët që kanë kryer krime duhet të mbajnë përgjegjësi” nënvizon Williamson.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj