Arrestohen 3 persona në Elbasan, mes tyre edhe një femër

0
230

Tre shtetas kanë rënë në prangat e Policisë së Elbasanit pas një kontrolli ‘blic në banesën e njërit prej tyre.

Pas informacioneve sekrete se ata merreshin me shpërndarje të dozave të vogla të drogës. Policia e Elbasanit ka ndërhyrë në banesën e shtetasit U. P., ku ndodheshin të tre shtetasit e arrestuar dhe gjatë kontrollit të ushtruar, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 162 gramë heroinë, 4 gramë kokainë, 41 gramë kanabis dhe një peshore elektronike që përdorej për peshimin e dozave të lëndës narkotike.

Sekuestrohen 162 doza heroinë, 4 doza kokainë, 41 doza kanabis dhe një peshore elektronike që përdorej për peshimin lëndës narkotike.

Në pranga ranë: U. P., 48 vjeç, banues në Elbasan, D. P. 48 vjeç, Cërrik dhe A. K., 39 vjeçe, banuese në Elbasan.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here