“Shqipëria e ka zgjeruar kufirin me 12 milje”/Artur Meçollari: Ja pse nuk duhet të shqetësohemi nga deklarata e kryeministrit grek

0
260

Një ndër personat e grupit negociator me Greqinë, Artur Meçollari, ish-zëvendëskomandanti i Forcave Detare, është bërë dje pjesë e debatit për kufirin detar. Ai është mes njerëzve që negociuan me grekët dhe ka shpjeguar dje kontekstin e deklaratës së kryeministrit grek për zgjerim me 12 milje. “Një interpretim për zgjerimin e detit territorial të Greqisë dhe nenin 15 të UNCLOS 1982. Ne trembemi se me zgjerimin e detit territorial të Greqisë në 12 milje detare ujërat grekë vijnë deri në Himarë. Po grekët pse nuk tremben që ne e kemi detin territorial 12 milje detare dhe nuk kemi vajtur në Korfuz? Cili është kuptimi i nenit 15. 1) zgjerimi i detit territorial nuk mund të shtrihet përtej vijës delimituese dhe jo nuk mund të zgjerohen nga shteti bregdetar nëse nuk ka një vije delimituese. Shprehja “përveç rastit kur ka një marrëveshje midis tyre”, ka kuptimin që deti territorial mund të shtrihet përtej vijës delimituese nëse shteti fqinj ta lejon një gjë të tillë me marrëveshje. Pra të jep det territorial nga deti i tij me marrëveshje”, tha ai. Më tej Meçollari ka treguar se në vitin 2008, Shqipëria shfuqizoi gjerësinë e detit territorial 12 milje, e cila sipas tij, nënkupton zero, nëse nuk e ke të deklaruar. Po sipas tij, ndërsa në vitin 2012 rikthyem me ligj gjerësinë e detit territorial 12 milje detare, por nuk i morëm asgjë Greqisë. “Zgjerimi i detit territorial bëhet brenda vijës delimituese në drejtim të detit ndërkombëtar. Mirë ne që shqetësohemi se Greqia do na vijë në Himarë po e zgjeruan detin 12 milje detare, po grekët pse nuk shqetësohen se ne kemi shkuar në Korfuz pasi e kemi 12 milje detare? UNCLOS 1982, Neni 15. Delimitimi i detit territorial ndërmjet shteteve me brigje përballë ose ngjitur. Kur brigjet e dy shteteve gjenden përballë ose ngjitur me njëri-tjetrin, asnjë nga dy shtetet nuk ka të drejtë, përveçse kur ka një marrëveshje ndërmjet tyre, për ta shtrirë detin territorial përtej vijës mediane çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijave bazë nga të cilat matet gjerësia e detit territorial të secilit prej dy shteteve. Megjithatë, dispozita e mësipërme nuk zbatohet kur, për shkak të ndonjë titulli historik ose rrethanave të tjera të veçanta, është e nevojshme që delimitimi i detit territorial të dy shteteve të mos bëhet sipas mënyrave të mësipërme”, shkruan Meçollari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here