Google search engine
Home Politike Evi Kokalari denoncon aferën miliona dollarëshe të fondeve të fshehura që siguruan...

Evi Kokalari denoncon aferën miliona dollarëshe të fondeve të fshehura që siguruan hyrjen e paligjshme të Sali Berishës në oborrin e republikanëve

0
18

Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka denoncuar ashpër një skandal financiar që lidhet me praninë e Sali Berishës dhe Fatmir Mediut në eventet e Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ajo ka theksuar se aktiviteti i organizuar nuk ishte aspak një konventë tradicionale apo ftesë zyrtare, por një superaktivitet ekskluziv për mbledhje fondesh ku çdo pjesëmarrës duhet të paguante vetë shuma marramendëse.

Kokalari ka hedhur poshtë me forcë pretendimet se Berisha dhe Mediu kanë marrë pjesë falas, duke ngritur akuza të forta ndaj zyrtarit të lartë të RNC-së, Chris LaCivita. Sipas saj, ky i fundit ka përdorur skema dhe fonde të fshehta për t’i hapur dyert e këtij aktiviteti politikanëve shqiptarë përmes rrugëve jozyrtare.

Ajo kërkon një investigim të thellë për këtë aferë të errët të pagesave dyshuese dhe për rolin e dyshimtë të LaCivitës brenda strukturave republikane. Më tej, aktivistja shton se vetë Donald Trump nuk ka asnjë simpati apo mbështetje për ta, duke e kthyer këtë ngjarje në një krizë të hapur besueshmërie dhe transparence.

Kujtojmë se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i shoqëruar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, morën pjesë javën e shkuar në një aktivitet të Partisë Republikane në Dallas të Teksasit në SHBA. Kjo ngjarje, e cila u reklamua me pompozitet në Tiranë si një konventë zyrtare shtetërore apo ftesë institucionale e nivelit të lartë, në fakt nuk ishte gjë tjetër veçse një tubim privat me bileta dhe një superaktivitet madhështor i organizuar ekskluzivisht për mbledhje fondesh në mbështetje të fushatës elektorale.

Aty nuk u zhvilluan asnjë lloj punimi zyrtar partiak dhe as zgjedhje delegatësh, por thjesht evente mbështetëse për lëvizjen “Amerika e Parë” ku çdo pjesëmarrës është dashur të paguajë vetë shuma marramendëse për biletat dhe fotot protokollare.

Përpjekja e liderit të opozitës për ta shitur këtë prani si një agjendë zyrtare diplomatike u rrëzua plotësisht nga ky realitet financiar. Ndërkohë, denoncimi i hapur i Evi Kokalarit hedh dritë mbi prapaskenat e errëta të kësaj vizite, duke zbuluar mashtrimin publik dhe skemat e dyshimta se si u siguruan fondet për të siguruar hyrjen në këtë ngjarje private.

Reagimi i znj. Evi Kokalari

“Ky kuvend është organizuar vetëm për mbledhje fondesh, kështu që, kur të gjithë republikanët paguajnë vetë, mendoni realisht se Berisha dhe Mediu kanë shkuar pa paguar siç gënjejnë? Jo vetëm që kanë paguar, por, duke ditur se LaCivita është marrë me mbledhjen e fondeve, lind pyetja se si dhe ku është bërë pagesa. Kjo ka realisht nevojë për investigim, jo për Berishën, sepse ai tashmë është kthyer në një “meme”, por për aferat e LaCivitës, i cili nuk duhet të jetë më pjesë e RNC-së.

Në fakt, edhe për kaq, le të falënderojë Susie Wiles, sepse Trump nuk ka ndonjë simpati për të. Më poshtë keni përkthimin e njoftimit të njërës prej degëve të Partisë Republikane, ku theksohet pikërisht fakti se ky nuk është një kuvend tradicional, por më shumë një superaktivitet për mbledhjen e fondeve për fushatën e nëntorit. “Sipas RNC-së, kjo është një veprimtari për mbledhjen e fondeve dhe një tubim me bileta, jo një kuvend kombëtar tradicional.

Nuk do të zhvillohet asnjë aktivitet zyrtar partiak dhe nuk do të ketë zgjedhje delegatësh. Përkundrazi, kjo veprimtari është organizuar për të kremtuar lëvizjen “Amerika e Para”, ndërkohë që mblidhen fonde për të ndihmuar degët e Partisë Republikane në të gjithë vendin që të fitojnë në nëntor.”

Të njëjtën gjë e shpjegon edhe dega e Partisë Republikane në Michigan, si edhe një investigim i The New York Times, që thotë se  deri në $88,000 kushton një foto me Trump…”, shkruan aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here