Rikthehet ankthi për gjyqtarët dhe prokurorët/Emrat që dalin në veting javën e ardhshme në KPK dhe KPA

0
331

Me mbarimin e periudhës së verës, institucionet publike në vend do i rikthehen punës, mes tyre edhe organet e vetingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do t’i rinisë seancat dëgjimore me njerëzit e drejtësisë javën që vjen. Në kalendarin e punimeve, KPK bën me dije se në datën 2 shtator do të dalë në seancë dëgjimore gjyqtarja e Apelit Shkodër, Vojsava Osmanaj. Trupa gjykuese që do hetojë këtë të fundit në 3 kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit do të jetë e kryesuar nga Genta Bungo, me relatore Suela Zhegu dhe anëtar Lulzim Hamitaj. “Seancë dëgjimore për subjektin e rivlerësimit Znj. Vojsava Osmanaj; Subjekti: Znj. Vojsava Osmanaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Shkodër Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Trupa Gjykuese: Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu, Lulzim Hamitaj”, thuhet në njoftimin e KPK. Ndërsa 2 ditë më vonë, në datën 4 shtator para trupës së KPK do të dalë gjyqtari i Apelit Tiranë Artur Gaxha. Trupa gjykuese do të kryesohet nga Firdes Shuli, me relator Roland Ilia dhe anëtare Pamela Qirko. “Seancë dëgjimore për subjektin e rivlerësimit z. Artur Gaxha; Subjekti: z. Artur Gaxha, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Trupa Gjykuese: Firdes Shuli, Roland Ilia, Pamela Qirko”, thuhet në njoftimin e KPK. Por seancat dëgjimore do të rikthehen edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku pritet që të shqyrtohen një sërë ankimime që janë bërë nga Komisioneri Publik, por edhe nga gjyqtarë e prokurorë që kundërshtojnë vendimet e KPK. Kështu, në dalën 3 shtator në KPA do të zhvillohet seanca për ish-prokuroren e Krimeve të Rënda, Donika Prela. Ndërsa në datën 14 shtator, në KPA do të dalë në seancë ish-prokurori i Apelit Dritan Peka. Por në KPA, deri tani janë parashikuar për muajin shtator edhe 3 seanca për në dhomë këshillimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here