Google search engine
Home Rajoni Kosova DOKUMENTI/ 81 vite burg për katër ish-krerët e UÇK-së, publikohet aktgjykimi i...

DOKUMENTI/ 81 vite burg për katër ish-krerët e UÇK-së, publikohet aktgjykimi i plotë Gjykatës Speciale

0
23

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka shpallur sot aktgjykimin në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas vendimit, të katër të akuzuarit janë shpallur penalisht përgjegjës për krime lufte që lidhen me ndalimin arbitrar të 385 personave, trajtimin mizor të 49 personave, torturën ndaj 303 personave dhe vrasjen e paligjshme të 96 personave.

Në të njëjtën kohë, Trupi Gjykues i ka shpallur të katër ish-krerët e UÇK-së të pafajshëm për krime kundër njerëzimit, pasi Prokurori i Specializuar nuk ka arritur të provojë përtej dyshimit të arsyeshëm se ishte kryer një sulm i përhapur ose sistematik ndaj një popullate civile.

 

Të akuzuarit janë shpallur gjithashtu të pafajshëm lidhur me një numër incidentesh të tjera të krimeve të luftës.
Për sa i përket dënimeve, Trupi Gjykues ka vendosur që Hashim Thaçi të dënohet me 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim.

Në dënimet e shqiptuara është llogaritur edhe koha që katër ish-krerët e UÇK-së kanë kaluar në paraburgim.

Në total, dënimet e shqiptuara nga Gjykata Speciale ndaj katër të akuzuarve arrijnë në 81 vite burgim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here