I dërguari i Trump takon Albin Kurtin dhe kërkon heqjen e taksës me Serbinë

0
309

Ambasadori Richard Grenell, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si i dërguari i posaçëm për dialogun Prishtinë – Beograd i presidentit Donald Trump.

Menjëherë pas këtij takimi, Grenell deklaroi se çështja e krijimit të qeverisë nuk është çështje e tij dhe se nuk i intereson.

“Edhe vende si Britania e Gjermania kanë pasur probleme me krijimin e koalicioneve për qeverisje”, i tha Grenell Kurtit.

Grenell u shpreh se fokusi i tij është ekonomia, duke marrë shembull suksesin e administratës së Presidentit Trump. Më pas shtoi se apeli i tij është që të punojnë drejt zhvillimit ekonomik dhe se duhet të krijohen vende të reja pune.

Ambasadori Grenell ritheksoi se taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake duhet të hiqet, ndërsa Serbia nga ana e saj duhet të ndalojë fushatën e saj kundër Kosovës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here