Google search engine
Home Rajoni Kosova “Nuk mund të pres deri në pafundësi”/ Deputetët mungojnë, Kryetarja e Kuvendit...

“Nuk mund të pres deri në pafundësi”/ Deputetët mungojnë, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Haxhiu shtyn seancën për nesër

0
12

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu e ka shtyrë për të premten vazhdimin e seancës plenare për shkak të mungesës së deputetëve.

Vetëm më pak sesa 20 deputetë u paraqitën në sallën e seancave plenare për vazhdimin e seancës, të planifikuar për në orën 14:00.

Nga deputetët e shumicës parlamentare, prezent në sallë ishin vetëm dy: Vigan Qorolli dhe Avni Dehari.

Në mungesë së kuorumit, rreth orës 14:30, kryeparlamentarja Haxhiu njoftoi shtyerjen e seancës ndërsa u ankua për mungesë serioziteti nga grupet parlamentare.

“Seanca i vazhdon punimet nesër në orën 11:00. Nuk është serioze gjysmë ore pas orës 14:00 nuk po vijnë deputetët”, u ankua ajo. “Unë nuk kam mundësi deri në pafundësi t’i pres deputetët”.

Në seancë, Kuvendi pritej të shqyrtonte edhe Ligjin për Gjykatën Speciale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here