Google search engine
Home Sport Junajtid shkarkon Karrikun, shkak rezultatet e dobëta

Junajtid shkarkon Karrikun, shkak rezultatet e dobëta

0
8

Majkëll Karrik u shkarkua dje nga Mançester Junajtid pasi udhëhoqi startin më të keq të 20 herë kampionëve anglezë në një sezon të Premier League. Largimi i Karrikut vjen më pak se 6 muaj pasi atij iu dha një kontratë dyvjeçare dhe përgjegjësia për të ringjallur fatin e ekipit dominues të futbollit anglez. Junajtid nuk e ka fituar titullin që kur trajneri i madh Aleks Ferguson u tërhoq në vitin 2013.

Një barazim 4:4 me Aston Vilën të dielën e la Junajtid në vendin e 18-të në renditjen me 20 ekipe dhe në zonën e rënies nga kategoria pas vetëm një fitoreje në kampionat gjatë gjithë sezonit. Me tetë pikë nga dhjetë ndeshje, është starti më i keq i Junajtid në 40 vjet. “Pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, klubi ka arritur në përfundimin jashtëzakonisht të vështirë se një ndryshim është i nevojshëm për të arritur ambiciet tona”, shkruan Junajtid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here