Ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blater, e ka kritikuar ashpër pasardhësin e tij, Xhani Infantino. Ai e ka quajtur “dikator” presidentin aktual të organit qeverisës botëror të futbollit (FIFA). Blatter ka theksuar se Infantino duhet “të dërgohet në një spital psikiatrik”. Sipas njeriut që e drejtoi organizatën për 17 vjet FIFA po vuan. “Aktualisht drejtohet nga dikush që është verbuar nga entuziazmi. Takimi me Donald Trump e ka ndryshuar Xhiani Infantinon. Ai beson se është i destinuar të monopolizojë sportin më të popullarizuar në botë. Por tani ka figura kryesore në organizatën e futbollit që nuk e miratojnë këtë. Ata duan ta shkarkojnë atë”, ka thënë Blater në një intervistë për “Der Spiegel”.
Ai gjithashtu përmend paratë si arsye. “Nëse më zgjidhni mua’, u thotë ai federatave kombëtare, ‘do të merrni shumë më tepër para se më parë’. Ai është një diktator. Njerëzit në FIFA më thonë se askush nuk lejohet të hipë në ashensor me të. Ai është ‘i paprekshëm’”, ka vazhduar me kritika Blater. “Infantino nuk njeh më kufij. Ai nuk kupton asgjë nga këto. Dua të them, ndoshta Infantino duhet të dërgohet në një spital psikiatrik”. Blater ka folur vazhdimisht kundër FIFA-s dhe presidentit të saj, Infantino.
90-vjeçari kishte bërë thirrje për bojkotim të Kupës së Botës 2026. Ndërkohë, akuzat për Infantinon u shtuan së tepërmi pas zhvillimit të Botërorit 2026 në SHBA dhe përpjekjes së tij për të zbatuar një “këshoillë” të Donald Trump pëqr ta privatizuar Kupën e Botës, pra për t’ua dhënë sponsorëve, diçka që alarmoi UEFA-n dhe mjaft konfederata në mbarë botën. Po ashtu, mediumi britanik “The Telegraph” ka bërë hulumtim të thellë për FIFA-n dhe presidentin Xhiani Infantino, ndërsa ka publikuar shumë detaje të dielën. Infantino, i cili u bë president i FIFA-s më 26 shkurt të vitit 2016, është nën presion të madh për të dhënë dorëheqje, në prag të zgjedhjeve të reja.
Kërkesa për dorëheqje nga shumë federata anëtare të FIFA-s, ka ardhur pas planit të Infantinos për të shitur aksione të Kupës së Botës. Sipas hulumtimit të mediumit britanik, Infantino ka marrë dhurata nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe i janë paguar edhe disa udhëtime me aeroplanë privatë. Më tej në hulumtim tregohet se si Infantino ka shpenzuar paratë e organizatës për gjëra personale. Ai ka pagë shumë më të lartë se Sep Blateri, që fitonte 3.6 milionë franga zvicerane në vit. Infantino, siç është raportuar, ka pagë mbi 5 milionë euro në vit.









































