Google search engine
Home Politike ‘Jam kërcënuar’, Meta flet hapur gjatë gjyqit në GJKKO , ja çfarë...

‘Jam kërcënuar’, Meta flet hapur gjatë gjyqit në GJKKO , ja çfarë deklaroi

0
10

Gjatë seancës së kësaj të enjteje, ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaroi se SPAK-u është ndikuar për akuzat ndaj tij nga ish-zyrtari amerikan i FBI-së Charles McGonigal dhe ish-ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

“Prokuroria ka bërë veç shkelje e ndikuar nga Charles McGonigal dhe Yuri Kim, armike e përbetuar e Shqipërisë, në shërbim të Serbisë”, u shpreh Meta.

Ai pretendoi gjithashtu se, gjatë kohës kur ishte President, ishte kërcënuar nga përfaqësues të pesë ambasadave të huaja për të mos dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, por Arta Vorpsin.

Meta foli edhe për çështjen e lobimit, duke deklaruar se është i gatshëm të shkojë në SHBA me shpenzimet e tij dhe të përballet me drejtësinë, nëse autoritetet amerikane konstatojnë qoftë edhe një shkelje të vetme nga ana e tij.

Ai pretendoi se çdo veprim në këtë çështje është kryer përmes zonjës dhe se kontrata është e detajuar dhe e verifikueshme. “Ka të bëjë seriozisht me marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”, deklaroi Meta.a

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here