Kina ka bllokuar miliona njerëz në vendbanimet e tyre në dy qytete të prekura nga koronavirusi i panjohur që ka varë deri tani të paktën 20 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 600, ndërsa autoritetet botërore shëndetësore po punojnë për parandalimin e një epidemie globale.
Zyrtarët tremben se përqindja e transmetimeve të virusit mund të shtohet teksa miliona kinezë udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit për festat e vitit të ri kinez që nisin të shtunën.
Virusi më parë i panjohur duket se është shfaqur vitin e kaluar nga kafshë të egra të trafikuara ilegalisht në një treg në qendër të qytetit Ëuhan.
Shumica e transportit në Ëuhan, qytet me 11 milionë banorë, ishte pezulluar sot dhe njerëzve u është ndaluar të largohen nga qyteti. Disa orë në vonë dhe qyteti fqinjë Huanggang, me rreth 7 milionë banorë, njoftoi masa të ngjashme.
“Bllokimi i rreth 11 milionë njerëzve është i paprecedentë në historinë e shëndetit publik”, tha Gauden Galea, përfaqësues i OBSh në Pekin.