Google search engine
Home Rajoni Kosova Forumi i Paqes në Paris, Kurti flet për Gjykatën Speciale: Drejtësia kërkohet...

Forumi i Paqes në Paris, Kurti flet për Gjykatën Speciale: Drejtësia kërkohet edhe përmes apelimit

0
14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për Gjykatën Speciale dhe drejtësinë ndërkombëtare gjatë një diskutimi në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

Në përgjigjen e tij, Kurti u shpreh se kur një palë nuk është e kënaqur me një vendim gjyqësor, duhet të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për ta apeluar atë.

Ai theksoi gjithashtu se besimi te e vërteta dhe përpjekjet për drejtësi nuk duhet të ndalen.

“Sa i përket drejtësisë ndërkombëtare, kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithë punën që duhet për Apelin dhe asnjëherë mos ndalo së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi”, deklaroi Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here