Google search engine
Home Sport Formacionet zyrtare/ Maran zgjedh 11-shen përballë Finlandës, ja si rreshtohen kuqezinjtë

Formacionet zyrtare/ Maran zgjedh 11-shen përballë Finlandës, ja si rreshtohen kuqezinjtë

0
6

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, Shqipëria luan një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Finlandës, në Grupin C1 të Ligës së Kombeve. Objektivi i vetëm i djemve të drejtuar nga Rolando Maran është konsolidimi i vendit të parë në grup.

Shqipëria vjen si kryesuese, duke numëruar nëntë pikë në katër takime. Kuqezinjtë lënë pas finlandezët dhe Bjellorusinë, të cilat ndajnë vendin e dytë me nga shtatë pikë.

Më 3 tetor, në stadiumin olimpik të Helsinkit, Shqipëria pësoi disfatën e saj të vetme në këtë grup.

Në tetë përballje direkte të luajtura ndër vite, Finlanda ka fituar pesë prej tyre. Fitorja e fundit dhe e vetme zyrtare e Shqipërisë daton plot 46 vite më parë, në vitin e largët 1980.

Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.

FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj, Hysaj, Asllani, Ramadani, Pilo, Muçi, Laçi, Manaj.

Finlanda: Hradecky, Stahl, Tenho, Antman, Jensen, Walta, Marhiev, Mahuta, Keskinen, Kallman, Koski.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here