Mustafa pas takimit me Kosnett: Zgjidhjen e jep Vetëvendosje, jo ne

0
270

Pas takimit të sotëm me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, kreu i LDK, Isa Mustafa thase zgjidhjen për marrëveshjen duhet ta japë Lëvizja Vetëvendosje e jo LDK.

Mustafa nuk foli shume para mediave pas takimit me Kosnett.

Ndërkaq, pas këtij takimi ka folur edhe nënkryetari i LDK, Agim Veliu. Njësoj si Mustafa, edhe Veliu ka thënë se përgjegjësia është e Vetëvendosjes.

Veliu ka thënë se nuk mund të flasë për ofertën e Kurtit, pasi, sipas tij, nuk është shqyrtuar ende në organet e LDK.

“Ne po presim një zgjidhje nga Vetëvendosja, një zgjidhje e cila është funksionale për të dyja palët. Përgjegjësia sigurisht është e tyre, që të ofrojnë një zgjidhje në këtë situatë të krijuar. Po e theksoj se jemi në pritje. Ofertat e Kurtit ne nuk i kemi shqyrtu në organet tona, sepse oferta të veçanta ne nuk shqyrtojmë, kemi bisedu në organet e LDK-së për parimet të cilat duhet t’i ketë një qeverisje”, është shprehur Veliu.

Ndërkaq, në një përgjigje për mediat, Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se në takimin e fundit që ndodhi të enjten që lamë pas, nga LDK ka deklaruar se do t’i mbledhin organet e partisë për të shqyrtuar ofertën e LV.

“Nga takimi i herës së fundit mbeti që LDK-ja të mbledhë organet e saj për të shqyrtuar ofertën e Lëvizjes, tash jemi në pritje kur të mblidhen ata. Sepse siç e ka deklaruar dje kryetari Kurti ne jemi të gatshëm të mblidhemi e te mbyllemi deri në arritje të marrëveshjes”, thuhet në përgjigjen e LV.

Mirëpo, ndryshe po deklaron LDK. Sot gjatë ditës, në një prononcim për media, Avdullah Hoti ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dhënë ofertën e vet, e mbetet nga LV të vendosë a do të pranojë të njëjtën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here