Ditën e sotme qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e biznesmenit dhe pronarit të njohur të televizionit, Kastriot Reçi.
Ndërkohë përflitet se pista kryesore e vrasjes është ajo për hakmarrje, kanë dalë edhe pamjet e para nga vendngjarja.
Forca policie ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa zona është e rrethuar me shirita. Në vendngjarje ndodhet edhe drejtori i policisë së Lezhës, ndërsa mësohet se janë sekuestruar edhe kamerat e bizneseve pranë.
47-vjecari Kastriot Reçi, pronar i një televizioni lokal, ‘Media Plus’ në Lezhë u ekzekutua mesditën e sotme nga persona ende të paidentifikuar.