Para dy vitesh Kastriot Reçit që mbeti i vrarë ditën e sotme i kanë vrarë vëllain, Gasper Reçin. Kastrioti në atë kohë ka bërë një dedikim për vdekjen e të vëllait, ku shkruante se ishte qëlluar pas shpine teksa po kthehej në shtëpi, ku e prisnin bashkëshortja dhe fëmijët.
“Falenderoj te gjithe ju, shoke, miq e dashamire per rrespektin, mbeshtetjen dhe ngushllimet e sinqerta. Vellai yne Gasper kishte 20 vite qe jetonte ne Rome bashke me gruan dhe dy femijet e tij. Gasper Reci ishte pagezuar dhe martuar ne kishen Katolike Romane. Bashke me gruan dhe dy femijet e tij shkonin cdo te diele dhe luteshin ne kishen San Giovanni della Malva (kisha e shqiptareve ne rome)
Ai besonte dhe mendonte se Jeten ta dhuron Zoti dhe vetem Zoti ka te drejte ta marri ate… Gasper Reci u qellua pas shpine rruges teksa po kthehej ne shtepi ku po e prisnin bashkeshortja dhe dy femijet e tij”, shkruante Kastriot Reçi dy vite më parë.