Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e ditës së djeshme, ku makina e prokurorit Albert Kuliçi u shpërthye me një sasi tritoli.
Fatmirësisht në automjet nuk kishte asnjë person në ato momente dhe u shënuan vetëm dëme materiale, ndërkohë nga shpërthimi u dëmtua edhe një tjetër mjet i parkuar aty pranë.
Ndërkohë, detaje të reja janë zbardhur nga kjo ngjarje.
Menjëherë sapo ka shkuar në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në disa biznese që ndodheshin shumë pranë vendit të ngjarjes. Nga pamjet e marra nga këto kamera, pritet të hidhet dritë mbi zbardhjen e ngjarjes, pasi aty saktësohet qartë lëvizja e personit që ka lënë sasinë e trotilit në makinën e prokurorit Kuliçi.
Sipas burimeve të Policisë së Vlorës, mësohet se lënda eksplozive nuk ka qenë e madhe.
Nga shpërthimi, ajo ka dëmtuar vetëm pjesën e parme të makinës. Për këtë, Policia nuk ka dhënë një deklaratë për sasinë e lëndës plasëse, pasi ekspertët vazhdojnë hetimin për saktësinë e sasisë së tritolit.
Ata kanë mundur të shohin imazhin e njërit prej tyre.