Google search engine
Home Aktualitet Vlorë/ Parashutisti bie në det gjatë uljes, dy pushues i shpëtojnë jetën

Vlorë/ Parashutisti bie në det gjatë uljes, dy pushues i shpëtojnë jetën

0
22

Një incident i rrezikshëm është regjistruar në bregdetin e Vlorës, ku një parashutist është rrëzuar në det gjatë tentativës për ulje, duke rrezikuar të mbytej.

Dy pushues që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë sapo kanë parë parashutistin në vështirësi.

Ata janë hedhur në ujë dhe kanë notuar drejt tij, duke arritur ta nxjerrin në breg.

Pas dhënies së ndihmës së parë, i dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Falë reagimit të shpejtë të dy pushuesve, parashutisti ka mundur të shpëtohet në kohë, ndërsa nuk dihen ende rrethanat që çuan në rrëzimin e tij në det.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here