Google search engine
Home Sport Salah po udhëheq Egjiptin drejt suksesit në Botëror

Salah po udhëheq Egjiptin drejt suksesit në Botëror

0
25

Ende pa vendim për të ardhmen në nivel klubesh, Mohamed Salah, po ndërton trashëgiminë e tij me Egjiptin. Salah shënoi golin e tij të 68-të për Egjiptin, në fitoren 3:1 ndaj Zelandës së Re. Dhe tani është një gol larg rekordit për gola për Egjiptin, që e mban selektori aktual, Hosam Hasan. Për yllin egjiptian, Salah, ishte goli i tretë në Kupa të Botës.

Ai realizoi dy herë në Rusia 2018. Asnjë lojtar egjiptian nuk ka shënuar kaq shumë gola në Kupë të Botës. Salah luajti për Liverpulin për nëntë edicione. Fitoi dy tituj të Premier Leagues dhe u bë golashënuesi më i mirë i huaj në ligën elitare angleze. 34-vjeçari megjithatë pati rënie të formës në edicionin e fundit dhe mes tensioneve njoftoi se kontrata e tij me klubin do të përfundonte një vit më herët se që ishte planifikuar. Largimi nga “Anfield” solli diskutime për atë se ku do të luante sulmuesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here