Vjen njoftimi i rëndësishëm për makinat e eksportuara 2 vitet e fundit

0
365

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, bën me dije se afati i fundit i regjistrimit për makinat e eksportuara me km nën Euro4 është 31 dhjetori.

Ndërkohë, sa i takon makinave me kilometrazh zero ato duhet të përmbushin kategorinë mjedisore EURO 5 dhe EURO 6. Ndërsa për makinat Euro 4 që janë në qarkullim nuk preken nga ky vendim.

Të gjithë shitësit e automjeteve por edhe personat privatë që kanë eksportuar mjete të nivelit nën euro 4 para vitit 2019 pra deri në 31.12.2018 dhe këto janë një stok të paregjistruara në Shqipëri duhet patjetër që të nxitojnë të bëjnë regjistrimin dhe targimin e tyre brenda 31.12.2019 sepse pas kësaj date nuk do të lejohet më regjistrimi. Pra edhe në rast se i kanë futur makinat, në rast se e kanë importuar dhe makina ka paguar doganën dhe ka kryer detyrimet dhe është thjesht një objekt i paregjistruar do të humbi të drejtën për tu regjistruar”, thotë Gonxhja për News24.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here