Google search engine
Home Politike Drejtesi Pas përfundimit të mbledhjes, Ibrahimi del me deklaratë të fortë: Në datën...

Pas përfundimit të mbledhjes, Ibrahimi del me deklaratë të fortë: Në datën 20 dhjetor s’ka më Krime të Rënda, ja ç’do ndodhë në datën 18 dhe 19

0
386

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi tha se në datën 20 dhjetor nuk do të ketë më Gjykatë Për Krime të Rënda. Në një deklaratë për mediat, Ibrahimi u shpreh se kjo do të zëvendësohet me SPAK, ndërs argumentoi se  intervistimet me 3 kandidatët për kreun e SPAK do të bëhen në 18 dhjetori.

Ibrahimi: Në datën 18 do të bëhen intervistimet, kemi 3 kandidatë. Dosjet e tyre janë në këshill. Ne kemi një rregullore për mënyrën e vlerësimit të tyre dhe do ti dëgjojmë ato. Seanca do jenë publike, do bëjmë një mbulim qendror siç bëmë me kryeprokurorin.

Ibrahimi shpjegoi se SPAK do të ketë më shumë se 10 prokurorë, por tha se 8 do të fillojnë punën menjëherë.

Ibrahimi: Në 19 do të fillojnë punën 8 prokurorët. Struktura do të plotësohet në vazhdimësi

Do të ketë më shumë se 10, për këtë ju garantoj por  mekanizmat për të arritur deri atje janë disa. 

“Dosjet e tyre janë në këshill. Seancat dëgjimore do të zhvillohen me 18 dhjetor dhe do të jenë publike, besoj do të jetë njësoj si me prokurorët e përgjithshëm. Do t’i vlerësojmë këto kandidatë mbi 7 kritere. Ne kemi marrë një vendim në bllok, që këta prokurore kanë shërbyer tek Krimet e Rënda. Me datën 19 do të fillojnë punë  tetë prokurorët që kemi zgjedhur. Kur bëhet fjalë për ristrukturim nuk shohim kërkesat e prokurorëve , por nevojat e sistemit. Nevojat më të mëdha janë më shumë në Tiranë, por edhe në Durrës ka probleme. Problemet në Tiranë janë më të mëdha. Prokuroria e krimeve të rënda ka qenë ligjërisht si prokuroria karriere. Jo të gjithë kanë shkuar në SPAK. Në datë 20 nuk do ketë as gjykatë dhe as prokuroria të krimeve të rënda. Vendimet tona hyjnë në fuqi me datën 19. Do ju duhet të mësonin  me ndarjet e reja dhe të përgjegjësive të prokurorisë. Ky këshill është shumë distant me rastin konkret. Ato janë kompetencat e kryeprokurorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here