Google search engine
Home Politike “Gati amnistia për festat e fundvitit”, ministrja Gjonaj zbulon kategoritë që do...

“Gati amnistia për festat e fundvitit”, ministrja Gjonaj zbulon kategoritë që do të përfitojnë dhe si do të procedohet

0
399

Ministrja Etilda Gjonaj ka zbuluar sot se amnistia e të burgosurve për festat e fundvitit është gati. Propozimi është depozituar nga ministria e Drejtësisë në Këshillin e Ministrave dhe pritet të miratohet.

Ministrja, Gjonaj tha se prioritet kanë gratë, të miturit dhe të moshuarit.

“Ministria e Drejtësisë e ka depozituar propozimin e saj në Këshillin e Ministrave dhe Këshilli i Ministrave do ta miratojë ditët në vijim, duke përfshirë të gjitha kategoritë që ne i kemi pasur më shumë prioritet, siç janë gratë, të miturit dhe të moshuarit.”, u shpreh ministrja.

Gjonaj tha se numri i personave që do të përfitojnë nga amnistia do të jetë më i vogël se në amnistitë e tjera.

“Ende nuk ka një përllogaritje përsa kohë është i ndryshueshëm numri dhe lidhet me disa kritere që kanë të bëjnë me vitet e mbetura të dënimit të pakryer apo dënimit të marrë nga gjykata, por është një numër, pak më i vogël në krahasim me amnistitë e kaluara. “, u shpreh Gjonaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here