Duke qenë se në datën 20 dhjetor Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda do të shkrihen, KLP e emëroi sot ish- prokuroren e Donika Prela në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Tiranë.
Mirëpo një ditë më parë, në media qarkulloi një foto në të cilën shihej Prela duke biseduar në një kafe me anëtarin e KLP Vate Staka.
Ky takim për kreun e KLP, Gent Ibrahimi, nuk ka asnjë mister. Ja si iu përgjigj Ibrahimi gazetareve sot lidhur me këtë foto:
“Jo s’ka ndonjë mister aq më tepër që zotëria është prokuror ata njihen, takohen, sot nuk është marrë vendim personal për zonjën në fjalë, për asnjërin nga prokurorët, por vendim në bllok për të sistemuar brenda sistemit këta prokurorë”.