“Në Durrës pas tërmetit objekti mund të zhytet”, profesoresha e ndërtimit flet hapur dhe ngre alarmin: Janë disa zonë që në lëkundje prishet struktura!

0
665

Profesoresha e ndërtimit Luljeta Bozo në emisionin Opinion, tha se prej kohësh i frikësohej një tërmeti në zonën e Durrësit.  Sipas saj studimet që janë bërë në këtë zonë tregojnë se aty nuk mund të ndërtohej, pasi ka disa zona që objekti mund të zhytet poshtë.

Sa i përket zonës së Thumanës dhe Kënetës, dy zona të tjera të goditura profesoresha e ndërtimit tha se aty ka qenë kategorikisht e ndaluar të ndërtohej, ose maksimumi ndërtime një apo me dy kate.

Blendi Fevziu: Çfarë ka ndodhur me ndërtimet? Sot policia ka bllokuar “Rrethe Rrotullimin e Shkozetit”, përbën rrezik?

Luljeta Bozo: Nuk e kam parë. Në fakt si specialiste që jam e bazamenteve dhe themeleve dhe merrem me problemet e reagimit të trojeve në raste të lëkundjeve sizmike, unë e kam pasur me shumë frikë rënien e një tërmeti në zonën e Durrësit, prej vitesh. E kam fjalën pas viteve ’90 sepse para ’90 ishte plazh tani ka vetëm godine. Ka disa arsye, e para, aty rërat e plazhit të Durrësit, që nga shkëmbi i Kavajës deri në Golem nga studimet që kanë bërë specialistët e qendrës sizmologjike bashkë me institutet e ndërtim të atëhershëm që bën mikrozinimin sizmik. Durrësi ka gjithmonë problematik nga tërmeti. Atje janë disa zonë që në lëkundje prishet struktura dhe bëhet llum dhe është procesi i lënëzimit. Ajo mund të themi e “bukur” është që objekti të zhytet. Për shembul në fshatin Obot më ’79 shtëpitë dy katëshe prej guri u zhytën në llum. Ashtu sikurse ishte ai hoteli, “Lubiana”, për mua ai është lëngëzim, se është tamam në pjesën e mbikalimit, atje është zona më e rrezikshme në Durrës se janë 130 metër depozitime shumë të shkrifta që janë të ngopura me ujë dhe janë gjithmonë të predispozuara që të prishin strukturën.

Blendi Fevziu: Është marrë parasysh gjatë ndërtimit?

Luljeta Bozo: Dyshoj se është marrë, sepse dihet që ajo mund të lëngëzohet nga 2.5-3 metra atëherë i bie që themelet ti fusësh poshtë kësaj thellësie. Problemi i dytë që unë e kam pasur shumë frikë Durrësin është se u ngritën menjëherë në lartësi dhe këto objekte shumë afër ndaj njëri-tjetrit në një zonë që është e papërshtatshme. Ato u ngritën pa asnjë planifikim, një ndërtim kaotik, i cili nuk jep mundësi ajrosje dhe djellëzimi dhe në rast tërmeti e pamë se çfarë ndodhi. Duke qenë kaq afër shembet njëri, ndikon te tjetri.

Blendi Fevziu: Po në Thumanë?

Luljeta Bozo: Ashtu si në Kënetë, ka qenë kategorikisht i ndaluar ndërtimi, ose të ndërtoheshin objekte një ose dy katëshe. Për derisa është kënetë dhe ka depozitime shumë të dobëta dhe me shumë lëndë organike që janë të dobëta s’ ke si të ndërtosh dhe nuk lejohej ndërtimi. Kjo ishte deri para ’90, se më pas u lanë të lirë njerëzit të ndërtonin dinë apo nuk dinin ndërtonin katër kate apo pesë kate, ashtu si te hoteli në Durrës./ Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here