“Jemi në ankth, po torturohemi”, mes lotësh flet pjesëtari i familjes Cara: Ne kemi patur 7 të vdekur, kemi ende nën rrënoja 4 të tjerë!

0
329

Vazhdon ende puna për gjetjen e personave që kanë mbetur nën rrënojat e banesave të dëmtuara.

Gjatë natës ka patur një ndalim të operacionit kërkim-shpëtimit, pasi ka patur edhe një shkëputje të energjisë elektrike, dhe puna ka rinisur sërish në orët e para të mëngjesit. Fatkeqësisht, mëngjesin e sotëm u gjend edhe trupi i pajetë i Klemend dhe Hajdrin Çupi.

Sule Cara, pjesëtarë i familjes Cara,  u shpreh për FaxNews se nën rrënoja janë edhe katër pjesëtarë të tjerë të familjes së tij. Cara teksa fliste për personat që kanë humbur jetën në rrënoja, u përloe.

“Në katin e parë kam nusen e xhaxhait me vajzën e vajzës, ndërsa në katin e dytë, kam djalin e xhaxhit, por nuk e di nëse është Almiri apo Alfi. Ne kemi patur 7 persona të vdekur. Jemi në akth, po torturohem. Albert Cara kryefamiljari është në spital, dhe po kërkon familjen e tij, të cilët kanë humbur jetën të gjithë në rrënoja. Shpresat i kemi në zot.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here