Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar sot me një postim për ndeshjen e Shqipërisë kundër Francës në stadiumin “Arena Kombëtare.”
Me anë të një postimi në Instastory, Braçe ka thumbuar tifozët duke i pyetur nëse janë përgatitur për ndeshjen me Francën, të vlefshme për Euro 2020, duke akuzuar indirekt Federatën Shqiptare të Futbollit.
“A i bletë biletat për Francës? “Me të futme” apo si? Mos harroni, për ata “futbolli s’është për hallexhinj”!,”-shkruan Braçe.
Disa kohë më parë zyrtari i FSHF-së, Arben Dervishajt nga një emision sportiv tha se “Futbolli nuk është për hallexhinjtë”, duke justifikuar kështu çmimet e larta të biletave në stadiumet shqiptare sidomos të atij të “Arenës.”
Për të siguruar një biletë në ndeshjen me Francën e cila më e ulta është 15 mijë letë të vjetra, FSHF ka vendosur si kusht blerjen e biletës kundër Andorrës në “Elbasan Arena”, edhe anëtarësimin e fan clubit të tifozëve që kushton sa çmimi i një bilete.
