Ndizen sërish gjakrat?/ Xheni Karaj ‘gjuan’ ish-deputeten: Do të kisha qejf me ndonjë politikane, të tipit Mesila Doda!

0
338

Xheni Karaj, drejtorja Ekzekutive e Aleancës LGBTI ka thumbuar ish-deputeten Mesila Doda, duke krijuar kështu mundësinë që të ndizen sërish debatet mes tyre.

Prej disa kohësh mes komunitetit LGBT dhe ish deputetes Mesila Doda ka pasur disa keqkuptime pas deklaratës së saj kundër homoskesualëve. Deputetja i ka akuzuar drejtuesit e LGBTI-së se  nuk kanë hallin, as tek seksi apo dashuria, por tek fondet dhe paratë për të mbushur xhepat e tyre.

Pas debateve të viteve të fundit,  Karaj ka folur me ironi ndaj ish-deputetes. Me cilin personazh të njohur do të kishit dëshirë të darkonit është pyetur Karaj në emisionin “Pop Kulture në Top Channel dhe kjo e fundit është përgjigjur:  “Do të kisha qejf me ndonjë politikane, të tipit Mesila Doda”.

Ende nuk ka një reagim nga ish-deputetja për këtë “ftesë’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here