Gara për Kryeprokuror/ Gjykata i kthen padinë të skualifikuarit: Plotësoje, se ka mangësi (Zbardhen procedurat si do përzgjidhet prokurori i ri?)

0
296

Ndaj kandidatit për kryeprokuror që u skualifikua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Lulzim Alushi. Gjykata e Apelit ka vendosur t’i kthejë padinë duke i lënë një afat prej 10 ditësh për të plotësuar padinë pasi rezulton me një mungesë të theksuar në dokumentacionet përkatëse. 

Apeli administrativ i la afat Alushit deri më 14 tetor për të plotësuar padinë sipas kërkesave ligjore. Ai paditi vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për skualifikimin që i bëri nga gara. Në garë për postin e Kryeprokurorit janë Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memcaj.

Gara është e pezulluar deri sa të shprehet me vendim apeli administrativ për përjashtimin e Alushit, që u skualifikua me argumentin se nuk plotësonte kushtin e të qenit 15 vjet jurist, raportan gazetari  Arben Rusta.

Por si do të përzgjidhet prokurori i ri? KLP në listën me tre kandidat bënë pikëzimin dhe ja dërgon parlamentit. Parlamenti duhet që me shumicë votash të përzgjedh një nga tre emrat e dërguara nga KLP. Në rast se parlamenti nuk zgjedh me votë mes tre kandidatëve, atëherë KLP emëron kandidatin i cili është renditur i pari në klasifikimin mes tre emrave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here