Aktori i njohur i humorit, Julian Deda, gjithmonë ka argëtuar publikun me tipin e tij spontan në çdo situatë, batutat e shumta e postimet argëtuese në rrjete sociale.Ditën e sotme, ai i ka bërë të gjithë të qeshin me lot, pasi ka dalë me të brendshme në mes të “Aeroportit Nënë Tereza” në Tiranë. Videon e ka filmuar kolegu i tij, Ermal Mamaqi, me të cilin Juli ka xhiruar për filmin më të ri “I love Tropoja”. “Futu brenda se le nam”, dëgjohet t’i thotë Ermali aktorit, ndërsa të pranishmit në aeroport kanë nisur të qeshin me Julin.