Shtyhet sërish seanca për Klement Balilin i njohur si ‘Escobari i Ballkanit’.Mësohet shkak për shtyrjen është bërë kërkesa e avokatit Sokol Hazizaj i cili dëshironte pak kohë për t’u njohur me aktet, ndërsa seanca e radhës do të mbahet pas dy javësh.
‘Eskobari i Ballkanit’ është dënuar për akuzat “Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim dhe moskdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë” dhe “Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Kujtojmë se Balili u vetëdorëzua disa muaj më parë, pas 3 vitesh arrati. Tashmë ai pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.