Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës Mark Babani në një dalje publike në media tha se akuzat e PD janë të sajuara dhe se s’kanë lidhje me të.
Babai shprehet se PD bën deklarata të rreme vetëm që të prishë imazhin e tij. Ai thotë se Gazmend Bardhi ka bërë shpifje dhe se ka aktivizuar avokatët.
“E gjithë kjo histori është e sajuar. Është një histori që nuk ka lidhje me mua. Unë deklarimet i kam pasur shumë të qarta. Ato nëse kanë prova mund të shkojnë në prokurori. Absolutisht nuk ka lidhje me gjurmët e gishtërinjve të mi.
Unë jam i gatshëm që të shkoj në Prokurori dhe të jap shenjat e gishtave. Normalisht ata do sajojnë që të më ulin imazhin. Më 4 prill 1994 kam qenë në hotel dhe kam qenë në punë. Unë në jetën time nuk kam qenë kurrë as i arrestuar dhe as i ndaluar nga policia, kurrë. Kam aktivizuar avokatët e mi, që të bëjnë padi për shpifje ndaj Gazmend Bardhit”, tha Babani.
Mark Babai theksoi se akuzat janë vetëm shpifje, pasi PD do të pastrojë imazhin e 25 viteve që ka drejtuar këtë bashki me turp.