Google search engine
Home Politike Drejtesi Dosja “Balluku”, SPAK sekuestron pasuri të reja në Palasë. Rëndohet pozita e...

Dosja “Balluku”, SPAK sekuestron pasuri të reja në Palasë. Rëndohet pozita e Ballukut, nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash

0
18

SPAK ka sekuestruar pasuri të reja në zonën e Palasës, në kuadër të hetimeve të dosjes “Balluku”. Lajmi konfirmohet ekskluzivisht nga gazetarja Klodiana Lala.

Ish-zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash.

Pasuritë e sekuestruara ndodhen në zonën e Palasës, ndërsa hetimet e SPAK vijojnë për të dokumentuar lidhjet mes pasurive dhe personave të përfshirë në procedim. Ndaj ish-numrit dy të qeverisë janë dy masa sigurie në fuqi; ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here