“Prova skandaloze”, ish-deputeti i PD del me paralajmërimin e fortë për PS: Ja çfarë kemi siguruar me filmime!

0
291

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka publikuar prova që sipas tij vërtetojnë se PS manipuloi rezultatin më 30 qershor.

Përmes një konference për shtyp nga selia blu, Bylykbashi bëri me dije se PD ka siguruar prova konkrete me pamje filmike, se si u manipuluan votat në qendrat e numërimit nga komisonerët socialistë.

“Prova skandaloze për manipulimin e zgjedhjeve. Janë prova që ne i kemi siguruar nga filmimet e qendrave të numërimit. Rezulton se grupet e numërimit kanë manipuluar shifrat. Kemi parë shkelje nga lloje të ndryshme. Janë parë që shpeshherë fletët e votimit janë marrë në grup dhe hiqeshin pa u numëruar. Fletë votimi jashtë kamerat. Janë plotësuar flet bosh në tavolinat e numërimit. Janë gjetur fletë pa vulat e komisionit. Ne e kemi denocuar rregullisht faktin që kutitë janë mbushur nga komisionerët. Nuk ka asnjë veprim për të filluar hetimet. Provat janë përpara prokurorisë”, tha Bylykbashi. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here